Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk është e detyruar të zgjedhë midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, siç pretendojnë disa, raporton Anadolu.
“Derisa forcojmë marrëdhëniet tona me Lindjen, ne kërkojmë mënyra për ta çuar përpara bashkëpunimin tonë të rrënjosur thellë me Perëndimin”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e fillimit të Kolegjit të Luftës Detare dhe Dorëzimit të Flamurit në Istanbul.
Më tej, ai gjithashtu theksoi se Turqia do të mbrojë deri në fund të drejtat e saj në “Atdheun Blu” dhe se nuk do të lejojë të shkelen të drejtat e popullit të Qipros Turke.
“Fakti se ka kufij mes nesh dhe njerëzve me të cilët kemi jetuar së bashku vetëm një shekull më parë nuk do të thotë se do të ndahemi nga gjeografia e zemrave tona”, tha presidenti turk.
Millî Savunma Üniversitesi Deniz Harp Okulu Diploma Alma ve Sancak Devir Teslim Töreni https://t.co/pvTEMwRkY0
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) August 31, 2024