RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, shkrihet asfalti në Denizli për shkak të temperaturave të larta

turqi,-shkrihet-asfalti-ne-denizli-per-shkak-te-temperaturave-te-larta

Për shkak të temperaturave të larta të ajrit që sot arritën deri në 42 gradë Celsius, është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë, raporton Anadolu.

Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind.

Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë Celsius. Për shkak të motit tejet të nxehtë dhe lagështisë, në disa rrugë është shkrirë asfalti.

Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalya në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë.

Këmbësorët gjithashtu kanë patur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

Shoferi Muhittin Çinar tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.

“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal”, tha Çinar.

Related posts

I përfshirë në skandalin Epstein, ish ambasadori britanik në SHBA thirret për të dëshmuar në Kongresin amerikan

admin

Nancy Pelosi mbështet Kamala Harris për presidente: Do na çojë drejt fitores

admin

Amerika mirëpret vendimin e Gjykatës Speciale për Salih Mustafën

admin