RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia po shton përpjekjet për ndihmë dhe rindërtim në Gaza

erdogan:-turqia-po-shton-perpjekjet-per-ndihme-dhe-rindertim-ne-gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja po intensifikon përpjekjet për të ndalur sulmet izraelite në Gaza, për të rritur ndihmën humanitare dhe për të nisur procesin e rindërtimit të enklavës.

Sipas agjencisë shtetërore të Katarit, QNA, Erdogan tha se armëpushimi vazhdon falë qëndresës së popullit të Gazës, pavarësisht shkeljeve nga Izraeli. Ai theksoi se Turqia nuk do të heshtë kurrë përballë vrasjes së palestinezëve gjatë luftës.

Erdogan nënvizoi se politikat e Turqisë bazohen në të drejtat, drejtësinë dhe ndërgjegjen, duke theksuar se kjo qasje vlen për të gjithë rajonin, veçanërisht për Sirinë dhe Gazën. /mesazhi

Related posts

Aksioni në Veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Presidentes për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

admin

Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer, bashkëpunëtorja e ngushtë e Kate dhe Princit William zbulon: Ata po kalojnë në “ferr”! Janë të shkatërruar

admin

Mbyllen tri qendra masazhi në Gjakovë dhe Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

admin