RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia zgjodhi astronautët për misionin e parë hapësinor

erdogan:-turqia-zgjodhi-astronautet-per-misionin-e-pare-hapesinor

Gjatë vizitës së panairit të teknologjisë TEKNOFEST Istanbul, presidenti Erdoğan, tha se nisja ekipit të astronautëve turk pritet të bëhet në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vendi ka zgjedhur astronautët për misionin e parë hapësinor, i cili është planifikuar për në fund të këtij viti.

Erdoğan ka vizituar panairin e madh turk të teknologjisë dhe aviacionit TEKNOFEST, i cili mbahet në aeroportin Ataturk në Istanbul dhe me atë rast ka njoftuar se Alper Gezeravci dhe Tuva Cihangir Atasever janë zgjedhur si astronautët e parë turq që udhëtojnë në hapësirë.

“Alper Gezeravcı, i cili do të shkojë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​është një pilot hero turk që tashmë ka arritur suksese të rëndësishme në Forcën Ajrore të vendit tonë dhe Tuva Cihangir Atasever është një inxhinier sistemesh që punon në Roketsan”, tha Erdoğan.

Ai sqaroi se Alper Gezeravci është astronauti i parë, kurse Tuva Cihangir Atasever rezervë. “Miku ynë, i cili do të shkojë në misionin e parë të Turqisë në hapësirë, do të qëndrojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për 14 ditë. Në këtë mision do të kryejë 13 eksperimente të ndryshme të përgatitura nga universitetet dhe institucionet kërkimore të vendit tonë. Koha e nisjet së udhëtarit tonë në hapësirë ​​është planifikuar për tremujorin e fundit të vitit 2023, tha Erdoğan.

Në vitin 2018, Turqia themeloi Agjencinë Hapësinore Turke dhe një vit më vonë njoftoi programin hapësinor të vendit, si dhe një mision hapësinor të drejtuar.

“Të rinjtë do ta çojnë Turqinë në ligën më të lartë dhe do të realizojnë ëndrrën e vendit për pavarësi të plotë. Ne kemi luftuar shumë për të krijuar një klimë në vendin tonë ku të rinjtë tanë të mund të ndjekin ëndrrat e tyre pa frikë. Ne kemi thyer prangat e prapambetjes së Turqisë, kemi ndërtuar infrastrukturën e një Turqi të madhe dhe të fuqishme”, tha Erdoğan.

Në lidhje me TEKNOFEST, ngjarjen pesë-ditore që filloi më 27 prill, Erdoğan tha se është ngjarja numër një në botë e hapësirës ajrore dhe është bërë një bërë një brend në fushën e saj.

Ai theksoi se numri i pjesëmarrësve në manifestim ka ardhur duke u rritur çdo vit që nga viti 2018.

Edicioni i parë i TEKNOFEST mori 4,233 aplikime nga konkurrentët në vitin 2018, dhe këtë vit numri arriti në 333 ekipe dhe një milion njerëz.

Related posts

Turqi, të paktën 3 të vdekur dhe 213 të plagosur nga tërmetet e reja në Hatay

admin

Shefi i OKB-së ripohon mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete në takimin me presidentin izraelit

admin

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

admin