RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe BotëTurqi

Erdogan: Turqisë do të përshpejtojë projektet në fushën e mbrojtjes

erdogan:-turqise-do-te-pershpejtoje-projektet-ne-fushen-e-mbrojtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij do të përshpejtojë projektet në vazhdim e sipër në fushën e mbrojtjes dhe do të gjejë zgjidhje për kërkesat e këtij sektori, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e mbylljes së Panairit të 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) në Istanbul, Erdoğan tha se prototipat do të testohen për përdorim të brendshëm dhe eksport.

Panairi katër-ditor, i cili filloi të martën, ekspozoi teknologjitë, sistemet dhe produktet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore.

Duke folur rreth avionit luftarak të përparuar të vendit, Kaan, Erdoğan tha se avioni do të bëjë fluturimin e tij të parë deri në fund të këtij viti.

Presidenti turk u shpreh se për vite me radhë, vendi i tij nuk ishte në gjendje të përdorte armët që importonte për të luftuar terrorizmin.

“Ne kemi qenë subjekt i embargove të fshehta dhe të dukshme, kemi qenë viktima të kufizimeve të padrejta dhe të paligjshme”, tha ai, duke shtuar:

“Ne kemi përjetuar standarde të dyfishta, padrejtësi dhe pabesi. Përballë këtyre ne nuk u dorëzuam, nuk u larguam kurrë nga rruga jonë”.

Erdoğan tha se përderisa raporti i varësisë së vendit ishte 80 për qind në fushën e mbrojtjes 21 vjet më parë, ky raport është rreth 20 për qind aktualisht.

Ai shtoi se gjatë periudhës 21-vjeçare, Türkiye ka arritur shumë suksese, fitore dhe ka prodhuar produkte mbrojtëse që dikur ishin një arritje e paimagjinueshme.

Delegacionet ndërkombëtare

Erdoğan tha se IDEF priti delegacione nga 81 vende si dhe NATO, Liga e Afrikës dhe Këshilli i Biznesit Turko-Amerikan.

Aishtoi se 741 delegatë nga 189 delegacione vizituan aktivitetin, ndërsa 1.461 kompani, nga të cilat 772 janë të huaja, ekspozuan produktet dhe sistemet e tyre në këtë aktivitet.

Presidenti turk tha se në edicionin e sivjetmë në IDEF u mbajtën 5000 takime biznesi, duke shtuar se ky panair u bë një markë globale në fushën e saj.

Ai shtoi se edicioni i radhës i IDEF-it, i 17-ti me radhë, do të jetë një platformë për realizimin e objektivave të Türkiyes.

Modeli i Türkiyes në marrëdhëniet e mbrojtjes

Presidenti Erdoğan tha se kanë zhvilluar një model të Türkiyes në bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, ashtu siç bënë në ndihmën humanitare.

Ai shtoi se objektivi i vendit nuk është vetëm shitja e produkteve, por edhe bashkëpunimi afatmesëm dhe afatgjatë.

Erdoğan nënvizoi se Türkiye nuk pajtohet me një metodë tregtare ku njëra palë është prodhuesi dhe tjetra palë është gjithmonë klienti.

Türkiyes synon të krijojë marrëdhënie të bazuara në përfitime reciproke, shtoi ai.

“Nuk është e drejtë të përdoret një çështje kaq jetike si siguria, si një element kërcënimi dhe presioni midis vendeve”, tha ai.

Erdoğan tha se të gjithë duhet të jenë në gjendje të plotësojnë lehtësisht nevojat e tyre të sigurisë për sa kohë që ato mbeten legjitime dhe brenda ligjit.

“Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të ndajmë aftësitë tona me vendet mike dhe vëllazërore”, tha ai, duke shtuar: “Ne do të qëndrojmë pranë të gjithë miqve tanë teksa plotësojmë nevojat tona”.

Related posts

Kurti për aktakuzën për sulmin në Banjskë: Më mirë vonë se kurrë

RTI

Irak: Mbështetësit e Lëvizjes Sadr vazhdojnë protestën brenda ndërtesës së parlamentit – VIDEO

admin

Iran: Mbi 40 të vrarë pas protestave për vdekjen e Aminit

admin