Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar Manchester City-n për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.
Futbollistët e Manchester City-t u bënë kampionë të Evropës pasi mposhtën 1:0 Interin në finale në stadiumin Olimpik Ataturk të Istanbulit.
Presidenti Erdoğan i ka dërguar një mesazh urimi Manchester City-t në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Uroj skuadrën e Manchester City-t i cili fitoi titullin në finalen e Ligës së Kampionëve, një prej kompeticioneve sportive më të mëdha në botë, të luajtur në stadiumin Olimpik Ataturk, nikoqir i së cilës ishte Istanbuli ynë, djepi i qytetërimit dhe bebëza e syrit. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që treguan edhe një herë mikpritjen e Turqisë dhe kontribuan në organizimin e bukur dhe të suksesshëm të garës së madhe”, tha presidenti Erdoğan.
Skuadra angleze, Manchester City mbrëmë fitoi titullin e parë evropian ndërsa Interi nuk arriti të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të katërt në historinë e tij.