RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qabe, ngritet mbulesa në përgatitje për Haxh – VIDEO

qabe,-ngritet-mbulesa-ne-pergatitje-per-haxh-–-video

Në përputhje me traditën, pjesa e poshtme e kiswas – mbulesa e zezë që mbulon Qaben në Mekë – është ngritur rreth tre metra dhe zona poshtë është mbuluar me pëlhurë të bardhë pambuku, njoftoi të shtunën Agjencia Saudite e Shtypit.

E njëjta procedurë përsëritet çdo vit para sezonit të Haxhit për të mbrojtur kiswan, pasi disa haxhinjë e prekin atë kur qarkullojnë Qabenë.

Dr. Abdulrahman Al-Sudais, president i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, ishte i pranishëm kur u ngrit kiswaja.

Sulltan Al-Qurashi, asistent i presidentit Al- Sudais tha se “ngritja e pjesës së poshtme të kiswas shërben për të ruajtur pastërtinë e saj dhe dhe parandalimin e dëmitimeve.” Ai shtoi se kiswaja ngrihet gjithashtu për të parandaluar disa praktika të pelegrinëve “të bazuar në besime të rreme”.

Çdo vit, në ditën e nëntë të muajit hënor të Dhul Hixhes, hiqet mbulesa e zezë e mëndafshit dhe në vend të saj mbështillet një kiswa e re. /mesazhi

Related posts

Drejtori rajonal i OBSH: Izraeli vazhdon të synojë institucionet shëndetësore në Gaza, shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar

Muhamet Ramadani

Inspektorati Farmaceutik realizoi 635 inspektime, shqiptoi 114 gjoba

admin

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19

admin