RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Votimi u zhvillua siç i ka hije demokracisë sonë

erdogan:-votimi-u-zhvillua-sic-i-ka-hije-demokracise-sone

“Të dashur miq dhe kolegë, procesi i votimit ka përfunduar në mënyrë që i ka hije demokracisë sonë. Tani si gjithmonë është koha të kujdesemi për kutitë e votimit. Duhet të mbrohet vullneti i popullit deri në rezultatet finale”, tha Erdoğan.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale pas përfundimit të votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare shtetërore.

“Të dashur miq dhe kolegë, procesi i votimit ka përfunduar në mënyrë që i ka hije demokracisë sonë. Tani si gjithmonë është koha të kujdesemi për kutitë e votimit. Duhet të mbrohet vullneti i popullit deri në daljen e rezultateve finale”, tha Erdoğan.

Qendrat e votimit në gjithë Turqinë u mbyllën sot në orën 17:00 me orën lokale (16:00 CET), duke i dhënë fund votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Zgjedhësit që ndodhen në qendrën e votimit në momentin e mbylljes do të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre civile edhe pas orës 17:00, siç ishte njoftuar më parë nga Komisioni i Lartë i Zgjedhjeve të Turqisë.

Qytetarët e Turqisë votuan sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe zgjodhën mes tre kandidatëve presidencialë, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende parlamentare.

Të drejtën e votës në zgjedhje kanë pasur 64,11 milionë njerëz dhe për herë të parë votuan më shumë se 4,9 milionë qytetarë turq.

Presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, Kemal Kiliçdaroglu dhe Sinan Ogan, sipas renditjes në fletëvotim, janë kandidatët për president të Turqisë.

Qendrat e votimit ishin hapur më parë jashtë Turqisë, në 75 shtete dhe 156 përfaqësi të këtij vendi.

Votimi në pikat kufitare filloi më 27 prill, ndërsa në përfaqësitë diplomatike më 5 maj dhe zgjati deri më 9 maj, sipas orarit të përcaktuar më parë.

Më shumë se 3,41 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar nga jashtë.

Siç njoftoi Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve të Turqisë, rezultatet jo të plota dhe jozyrtare do të publikohen në të njëjtën ditë, në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

Related posts

Biden i thotë Netanyahut se vrasja e punonjësve humanitarë është “e papranueshme”

RTI

“Sulmi vdekjeprurës në Moskë i kujtoi botës rrezikun nga terrorizmi”- CNN: ISIS-K ka në fokus Evropën dhe…

admin

Dërgimi i FSK-së në ishullin e largët shkakton përplasje Argjentinë-Britani

admin