RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogani mbledh ministrat e jashtëm të Ballkanit në kuadër të Platformës së Paqes, Donika Gërvalla pjesë e takimit

erdogani-mbledh-ministrat-e-jashtem-te-ballkanit-ne-kuader-te-platformes-se-paqes,-donika-gervalla-pjese-e-takimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit diskutuan të premten diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një takim të mbajtur në Stamboll.

Në takim morën pjesë ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, ajo e Shqipërisë, Elisa Spiropali, pastaj ai i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, i BeH, Elmedin Konakoviq, si dhe zëvendësministrja e Jashtme e Serbisë, Nevena Jovanoviq, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, raporton Anadolu.

Duke shprehur kënaqësinë për mbajtjen e takimit të dytë të Platformës së Paqes në Ballkan në Stamboll, Erdogan falënderoi përfaqësuesit e vendeve për kontributet e tyre.

Presidenti turk theksoi rëndësinë e trajtimit të çështjeve si siguria kufitare, energjia, teknologjia dhe transporti, si dhe konsultimet e zhvilluara me një ndjenjë përgjegjësie rajonale.

Duke vënë në dukje se si bota ashtu edhe rajoni po përballen me sfida të ndryshme, Erdogan tha se “forcimi i solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes vendeve anëtare të Platformës së Paqes në Ballkan ka marrë rëndësi të veçantë”.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e veprimit të përbashkët “me një qasje që mëson nga dhimbjet e së kaluarës dhe synon drejt së ardhmes” në Ballkan, duke përmendur gjithashtu përpjekjet e Turqisë për të zbutur dhe për t’i dhënë fund pasojave të paqëndrueshmërisë në rajon, si dhe vazhdimin e nismave të përqendruara në paqe në shumë vende, veçanërisht në Ukrainë, Gaza dhe Siri.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i presidentit Akif Cagatay Kilic, si dhe zyrtarë të tjerë.

Related posts

FOTOLAJM/ Mijëra peshq mbulojnë portin turistik grek, ekspertët tregojnë arsyen e ngordhjes së tyre

admin

6 milionë afganë në prag të urisë, paralajmëron OKB

admin

Trazirat në Southport pas vrasjes së tre fëmijëve, raportohet për 39 policë të plagosur me fraktura të rënda! Autoritetet vendosin urdhrin…

admin