RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

escobar:-asociacioni-nuk-duhet-te-jete-shtet-brenda-shtetit

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të enjten ripërsëriti se Kosova duhet ta themelojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Related posts

Myftiu Tërnava mesazh për Ramazanin

rezart morina

“I ka dërguar në programe riedukimi dhe birësimi”- Kievi: Rusia ka rrëmbyer më shumë se 19 mijë fëmijë ukrainas

admin

“Ka një shtëpi për njeriun në Hënë”/ Zbulimi i studiuesve për ekzistencën e tuneleve në sipërfaqen hënor: Do dërgojmë një mision robotik për…

admin