RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, shpresoj të dëgjohemi

escobar:-shba-ja-eshte-perkrahesja-me-e-madhe-e-kosoves,-shpresoj-te-degjohemi

Pas dy orë diskutimi ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarave të BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Pas takimit është bërë e ditur se janë prezantuar tri kërkesa për kryeministrin Kurti.

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lidhur me këtë takim është deklaruar edhe vetë Escobar. Ai ka thënë se SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, dhe shpresonë që të dëgjohet.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gja dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Lajçak dhe Escobar gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojnë takim me Osmanin dhe krerët e Opozitës./

Related posts

Belgjikë, në vitin 2022 u regjistruan mbi 7 mijë raste të diskriminimit

rezart morina

Ndahet nga jeta kreu i propagandës në Korenë e Veriut, ndërtoi kultin e personalitetit të familjes Kim! I shërbeu tre gjeneratave

admin

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e Veriut: Jam i bindur që po vijnë ditët e mira

rezart morina