RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjikë, në vitin 2022 u regjistruan mbi 7 mijë raste të diskriminimit

belgjike,-ne-vitin-2022-u-regjistruan-mbi-7-mije-raste-te-diskriminimit

Në vitin 2022 në Belgjikë u regjistruan më shumë se 7.000 raste diskriminimi dhe shumica e tyre u raportuan se bazoheshin në racizëm, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të vitit 2022 të Qendrës për Mundësi të Barabarta të Belgjikës, një institucion publik i pavarur që punon në fushën e luftimit të diskriminimit, vitin e kaluar në vendin me një popullsi prej 11,5 milionë banorësh janë regjistruar 7.310 raste të diskriminimit.

Autoritetet belge nisën hetime vetëm për 1.887 incidente, që përbën vetëm 25 për qind të tyre.

Rastet e diskriminimit indirekt ose direkt bazuar në origjinën kombëtare ose etnike, të quajtura “ngacmim racor”, u regjistruan si lloji më i shpeshtë i raportuar i rasteve të diskriminimit. Në lidhje me këtë janë ngritur 735 padi.

“Përballë një shoqërie të polarizuar, Qendra për Mundësi të Barabarta është e shqetësuar për rritjen e gjuhës së urrejtjes”, thuhet në raport.

Po ashtu theksohet se ndaj rasteve të tilla mund të ekspozohen njerëz nga të gjitha pjesët e shoqërisë dhe në përhapjen e rasteve të tilla luajnë rol faktet si digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale.

Retorika e diskriminimit në Belgjikë reflektohet edhe në politikë. Partitë flamande të ekstremit të djathtë N-VA dhe Vlaams Belang nuk marrin pjesë në koalicionin qeverisës, por kanë një numër të konsiderueshëm mbështetësish.

Related posts

Sulm ajror në një shkollë në Gaza, raportohet për 19 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Ministria e Shëndetësisë: Masakër kundër qytetarëve të zhvendosur!

admin

Vuçiç kërkon angazhim të diplomacisë kundër njohjeve të Kosovës

admin

Osmani takon presidenten e Komisionit Evropian, flasin për afrimin e Kosovës me BE-në

admin