RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Është ‘gjymtim’: Guvernatori i Floridas ndalon kirurgjitë gjinore për të miturit – VIDEO

eshte-‘gjymtim’:-guvernatori-i-floridas-ndalon-kirurgjite-gjinore-per-te-miturit-–-video

Guvernatori i shtetit amerikan të Florida, republikani Ron DeSantis tha sot se do të nënshkruajë ligjin e ndalimit të kirurgjisë së ndryshimit të seksit dhe procedurave të tjera shoqëruese për të miturit nën moshën 18 vjeçare.

“Sinqerisht, një pjesë e këtij debati është totalisht e inskenuar, dhe kur flet me disa njerëz të kësaj industrie në SHBA, ata e mundohen ta mbulojnë me eufemizma, ata thonë se është ‘kujdes shëndetsor’ të presësh organet private të një 14 apo 15 vjeçari”, tha mes të tjerash DeSantis.

“Kjo nuk është kujdes shëndetësor, ky është një gjymtim ndaj të cilit duhet të mbajmë qëndrim”, tha sot DeSantis në ditën e fundit të sesionit legjislativ të shtetit, shkruan rrjeti Daily Mail.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Incredible: seniors are snapping up this new toothbrush, here’s the reason!
Well-Being-Review.com
Ai pritet të njoftojë zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 sapo të mbyllet sesioni legjislativ i shtetit.

Sot DeSantis dukej se në fjalën e tij i referohej ‘korporatave mediatike,’ të cilat i ka fajësuar shpesh për ruajtjen e narrativave për çështjet me të cilat ai thotë se nuk është dakord.

Republikani tjetër Ralph Massullo, i cili gjithashtu mbështeste ligjin, tha se fëmijët në SHBA duhet të arrijnë në pikën kur të kuptojnë nëse duan të ndryshojnë gjininë e tyre apo të pranojnë veten e tyre.

Maxhoranca republikane në Florida ka shtyrë disa ligje me prioritet nga DeSantis në lidhje me të miturit dhe çështjet gjinore qe nxiten nga demokratet.

Ai gjithashtu ka ndaluar abortimet pas javës së gjashtë të shtatzanisë në këtë shtet dhe pritet të nënshkruajë ndalimin e ligjeve të diversitetit që promovohen nga axhenda ‘liberale’ e demokratëve në fuqi.

Pas një cikli zgjedhjesh historike, në po shfrytëzojmë mundësinë për të mabjtur premtimet tona për Floridan”, tha sot DeSantis.

“Kemi siguruar $2.7 miliardë në reduktime taksore dhe legjislacione që përmirësojnë jetën e familjeve në Florida”, tha ai.

Zhvillimi vjen teksa ish-presidenti republikan Donald Trump ka njoftuar rikandidimin në nëntor dhe raportohet se ka dalë kundër DeSantis, edhe pse ai nuk është zyrtarisht në garë.

Trump ka nxitur DeSantis të mos kandidojë kundër tij në 2024 pasi sipas tij “nuk është paraqitur mirë në sondazhe”, dhe se mund të “dëmtojë votat e republikanëve”. /tch

Related posts

“Ah Edi”, Erdogan takohet me shqiptarët në New York dhe i kujtohet Rama

admin

Greqia vazhdon përpjekjet për shuarjen e zjarreve në ishullin Rodos

rezart morina

Nisen 5 anije të tjera me drithëra nga portet e Ukrainës

admin