Policia në nëntë vende, në të dy anët e Atlantikut ka mbyllur tregun ndërkombëtar të drogës, dhe ka arrestuar 288 persona të dyshuar, sipas Europol.
Gjithashtu, u sekuestruan mbi 53 milionë dollarë (në para) dhe monedha virtuale.
Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së me qendër në Hagë tha se u sekuestruan gjithashtu 850 kilogramë drogë dhe 117 armë zjarri.
“Droga e sekuestruar përfshin mbi 258 kg amfetaminë, 43 kg kokainë, 43 kg MDMA dhe mbi 10 kg LSD dhe pilula ekstazi”, thuhet në njoftim.
Operacioni, i koduar “SpecTor”, përfshiu misione të veçanta plotësuese në Austri, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Holandë, Poloni, Brazil, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër.
“Autoritetet e zbatimit të ligjit arritën të kishin akses në listat e blerësve, mijëra klientë në të gjithë globin janë tani në rrezik të ndjekjes penale, gjithashtu”, sipas Europol. /atsh
288 dark web vendors arrested in major marketplace seizure.
Operation #SpecTor led to the seizure of:
EUR 50.8 million
850 kg of drugs
117 firearmsThe #MonopolyMarket vendors arrested were also active on other illicit marketplaces.
More https://t.co/fDbWJbeFiM pic.twitter.com/086e1XMCUo
— Europol (@Europol) May 2, 2023