RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrika e Jugut: GJND të shqyrtojë planet ofensive tokësore të Izraelit në Rafah

afrika-e-jugut:-gjnd-te-shqyrtoje-planet-ofensive-tokesore-te-izraelit-ne-rafah

Afrika e Jugut paraqiti një kërkesë urgjente në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë për të shqyrtuar nëse zgjerimi izraelit i operacioneve ushtarake në Rafah është i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.

“Rafahu, në kufi me Egjiptin, është streha e fundit për palestinezët në Gaza”, tha sot qeveria e Afrikës së Jugut në një deklaratë. Kërkesa urgjente është dorëzuar të hënën.

“Afrika e Jugut është e shqetësuar se ofensiva ushtarake në Rafah do të rezultojë në vrasje, dëmtime dhe shkatërrime të mëtejshme në një shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.

“Kjo do të ishte një shkelje e rëndë dhe e pariparueshme e Konventës së OKB-së për Gjenocidin dhe urdhërit të GJND-së të lëshuar më 26 janar”, tha Afrika e Jugut.

Në përgjigje të një kërkese të Afrikës së Jugut në dhjetor, urdhri i kërkonte Izraelit të parandalonte aktet gjenocidale, por nuk parashikonte që Izraeli t’i jepte fund operacioneve të tij ushtarake në Gaza… /atsh

Related posts

Turqia përsërit dënimin e sulmit ndaj Kuranit në Evropë

admin

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja të ujit për vitet 2026–2028, rritje deri në 40 për qind

Muhamet Ramadani

Paralajmërimet e Kinës për SHBA-të: Nuk do të qëndrojmë duarkryq, nëse zyrtarja e lartë amerikane viziton Tajvanin

admin