RTV AHIRETI
Lajme

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

europol:-personi-i-arrestuar-ne-kosove-per-para-te-falsifikuara,-punonjes-i-mpb-se-maqedonase

I arrestuari nga Policia e Kosovës më 4 gusht, nën dyshimin se është përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara, dyshohet se gjatë dy vjetëve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2-euroshe, kanë njoftuar autoritetet e rendit të martën. 

I dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa operacioni rezultoi i suksesshëm pas bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës dhe atyre maqedonase, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (EUROJUST) ka dhënë detaje rreth këtij rasti. Sipas kësaj agjencie, i arrestuari është punonjës i MPB-së maqedonase dhe dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë monedha false 2-euroshe, të cilat do të qarkullonin në ekonominë kosovare.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar makineri për prodhimin e valutës së falsifikuar, shabllone monedhash dhe lëndë të parë. I dyshuari ka qenë nën vëzhgim për një periudhë të gjatë”, thuhet në komunikatë.

The post EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Francë, qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit për shkak të thatësirës

admin

Tentuan të kalonin ilegalisht kufiri, kapen dy serbë në Leposaviq

rezart morina

Të enjten Parlamenti Evropian do të votojë përfundimisht për heqjen e vizave për qytetaret e Kosovës

rezart morina