RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropa armatos me tanke Ukrainën, ushtria bëhet gati për ofensivë

evropa-armatos-me-tanke-ukrainen,-ushtria-behet-gati-per-ofensive

Tanket e para britanike dhe gjermane kanë mbërritur në Ukrainë. Pas një kërkese të gjatë nga Kievi, tanket Challenger dhe Leopard janë gati për ofensivën pranverore.

Furnizimi ose jo i Ukrainës me tanke ishte subjekt i një debati të gjatë, ku disa vende frikësohen se do të përshkallëzoI konfliktin me Rusinë.

Në një postim në Facebook, ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi se tanket i janë shtuar njësive ukrainase duke i cilësuar vepra të artit ushtarak. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania. Lajmi u konfirmua nga kancelari Olaf Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Roterdam.

Ushtria gjermane ka trajnuar ekipet për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard. Ato janë projektuar posaçërisht për t’u përballur me tankun rus T-90. Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se ekuipazhet ukrainase të tankeve që stërviteshin në Britani, ishin kthyer.

Moska nga ana tjetër, është zotuar të asgjësojë të gjithë tanket e prodhimit perëndimor të dërguar në Ukrainë, me një kompani ruse që ofron një shpërblim prej 72,000 dollarë për ushtarët e parë që shkatërrojnë një të tillë. /euronews

Related posts

Türkiye, një tërmet 4.9 ballë godet Izmirin

admin

Presidenti i Këshillit Evropian i konsideron të pamjaftueshme masat e reja të Izraelit për hyrjen e ndihmës në Gaza

admin

Agjencia e OKB-së paralajmëron se konflikti në Sudan mund të shkaktojë krizë rajonale – VIDEO

admin