Ekspertët nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit të Bashkimit Evropian raportuan se Evropa ka kaluar periudhën më të thatë të 500 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se është publikuar raporti “Thatësira në Evropë-Gusht 2022”, i përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC) bazuar në analizat dhe të dhënat e Observatorit Evropian të Thatësirës.
Në raportin ku thuhet se thatësira alarmante e korrikut vazhdon ende, theksohet se 47 për qind e tokave të BE-së ende përballen me një situatë “paralajmëruese”, ndërsa 17 për qind e BE-së ka një thatësirë ”alarmante”.
Ekspertët e JCR-së theksuan se thatësira e vazhdueshme konsiderohet periudha më e thatë e 500 viteve të fundit.
Për shkak të thatësirës, kultivimi e misrit, sojës dhe lulediellit pritet të jenë 15 për qind nën mesataren e 5 viteve të fundit.
Gjithashtu thuhet se mungesa e reshjeve uli gjithashtu nivelet e ujit në lumenjtë në të gjithë Evropën, uli prodhimin në hidrocentrale, ndikoi negativisht sistemet e ftohjes në termocentrale dhe në sektorin e transportit lumor.
Në raport theksohet se moti më i ngrohtë dhe më i thatë se normalja mund të vazhdojë deri në nëntor 2022, veçanërisht për rajonin e Mesdheut Perëndimor.