RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropa po përjeton periudhën më të thatë në 500 vitet e fundit

evropa-po-perjeton-periudhen-me-te-thate-ne-500-vitet-e-fundit

Ekspertët nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit të Bashkimit Evropian raportuan se Evropa ka kaluar periudhën më të thatë të 500 viteve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njoftohet se është publikuar raporti “Thatësira në Evropë-Gusht 2022”, i përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC) bazuar në analizat dhe të dhënat e Observatorit Evropian të Thatësirës.

Në raportin ku thuhet se thatësira alarmante e korrikut vazhdon ende, theksohet se 47 për qind e tokave të BE-së ende përballen me një situatë “paralajmëruese”, ndërsa 17 për qind e BE-së ka një thatësirë ​​”alarmante”.

Ekspertët e JCR-së theksuan se thatësira e vazhdueshme konsiderohet periudha më e thatë e 500 viteve të fundit.

Për shkak të thatësirës, ​​kultivimi e misrit, sojës dhe lulediellit pritet të jenë 15 për qind nën mesataren e 5 viteve të fundit.

Gjithashtu thuhet se mungesa e reshjeve uli gjithashtu nivelet e ujit në lumenjtë në të gjithë Evropën, uli prodhimin në hidrocentrale, ndikoi negativisht sistemet e ftohjes në termocentrale dhe në sektorin e transportit lumor.

Në raport theksohet se moti më i ngrohtë dhe më i thatë se normalja mund të vazhdojë deri në nëntor 2022, veçanërisht për rajonin e Mesdheut Perëndimor.

Related posts

Presidenti turk takon për bisedime homologun e tij iranian

admin6

Kurti: Zbarkimi i 200 trupave britanike po i kontribuon situatës së sigurisë

rezart morina

Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë

rezart morina