RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropianët bëjnë thirrje për një rrjet social publik në nivel të BE-së

evropianet-bejne-thirrje-per-nje-rrjet-social-publik-ne-nivel-te-be-se

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se qytetarët evropianë kanë nisur një nismë për krijimin e një platforme publike të rrjeteve sociale në nivel të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Nisma “Rrjeti Publik Social Evropian” i bën thirrje Komisionit Evropian të krijojë një platformë që do t’i shërbente shoqërisë, do të financohej publikisht, do të funksiononte në mënyrë të pavarur nga presionet politike dhe do të garantonte të drejtat e të gjithë përdoruesve pa dallim.

Komisioni Evropian konfirmoi se nisma përmbush kërkesat formale sipas Rregullores së Nismës Qytetare Evropiane (ECI), duke e bërë atë të pranueshme ligjërisht.

Megjithatë, regjistrimi nuk përbën një vlerësim të propozimeve të nismës dhe nuk ndikon në ndonjë veprim të mundshëm nga ana e Komisionit.

Sipas rregullave, organizatorët kanë gjashtë muaj kohë për të nisur një periudhë 12-mujore për mbledhjen e nënshkrimeve.

Nëse të paktën 1 milion qytetarë nga minimumi shtatë vende anëtare të BE-së e mbështesin nismën, Komisioni Evropian duhet të përgjigjet dhe të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime legjislative, duke dhënë edhe arsyetimin për vendimin e tij.

Nisma Qytetare Evropiane (ECI) u lançua zyrtarisht në vitin 2012, për t’u mundësuar qytetarëve të kërkojnë nga Komisioni Evropian të propozojë legjislacion brenda kompetencave të tij.

Related posts

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA zhvillon seancën e rrallë, pritet të votohet paketa mbi ndihmat ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin

admin

Pamje të reja pak pas atentatit ndaj Trump, policia dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen në çatinë ku ndodhet i vrarë autori i sulmit. Ja bisedat

admin

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, u pezullon minatorëve pushimet vjetore

admin