Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të premten me kreun e kompanisë turke “Baykar” dhe ka thënë se kompania do të ndërtojë një fabrikë në Ukrainë për të ndërtuar mjete ajrore pa pilot, shkruan Reuters.
Droni “Bayraktar TB2” i Baykar ka qenë jashtëzakonisht i popullarizuar në Ukrainë, ku ndihmoi në shkatërrimin e shumë sistemeve të artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara.
“Ne diskutuam detajet e ndërtimit të fabrikës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja duke përdorur komponentë ukrainas”, ka thënë Zelenskiy në një postim në Telegram pas takimit me shefin ekzekutiv të Baykar, Haluk Bayraktar, në Kiev.
Zelensky i dha Bayraktarit “Urdhrin e Meritës” në Ukrainë.
Rusia i është ankuar më parë Turqisë për shitjen e saj të dronëve në Ukrainë.
Volodymyr Zelensky met in Kyiv with the general director of the Turkish company “Baykar” Haluk Bayraktar.
They discussed the details of the construction of the Baikar factory in Ukraine and the production of new products using Ukrainian components. pic.twitter.com/l2kfJxvgCF
— FLASH (@Flash_news_ua) September 9, 2022