RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përplaset anija me balenën në Zelandën e Re, pesë të vdekur

perplaset-anija-me-balenen-ne-zelanden-e-re,-pese-te-vdekur

Pesë persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Zelandën e Re, ka thënë policia, me gjasë pasi anija u përplas me një balenë, raportoi The Guardian.

11 persona ishin në bordin e varkës 8.5 metra kur ajo u përmbys të shtunën në mëngjes në Goose Bay. Gjashtë persona u shpëtuan dhe pesë trupa u gjetën nga brenda anijes nga zhytësit e policisë.

Craig Mackle, kryebashkiaku i Kaikōuras, tha se besohej se varka u përplas me një balenë. Policia tha se ka pasur një përplasje, por ende nuk është përcaktuar shkaku i saj.

Mackle tha se uji ishte i qetë në kohën e aksidentit dhe supozimi ishte se një balenë kishte dalë nga poshtë varkës.

Ai tha se vendasit kishin ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit gjatë gjithë ditës, por gjendja shpirtërore në qytet ishte “e zymtë” sepse uji ishte shumë i ftohtë dhe ata kishin frikë për rezultatin e kujtdo që kishte rënë në det.

Mackle tha se kishte menduar në të kaluarën për mundësinë e përplasjes së një varke me balenë, duke pasur parasysh numrin e balenave që frekuentojnë rajonin.

Mackle kishte thënë se një grup grash mbi 50 vjeç ishin në bord në atë kohë. Besohet se grupi ishte në një varkë që i përkiste një biznesi lokal peshkimi. /koha

Related posts

COVID-19, ngrihet numri i hospitalizimeve në SHBA

admin

Kryeministri Kovaçevski takon senatorin amerikan, Chris Murphy

rezart morina

Djali e rrah babanë, dërgohet në mbajtje

rezart morina