Familjet e pengjeve izraelite që mbahen nga grupet e rezistencës palestineze në Gaza, theksojnë se rifillimi i sulmeve pas “pauzës humanitare” vendos në rrezik jetën e të afërmve të tyre, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të faqes së internetit “Ynet” që i përket gazetës “Yediot Ahronot”, familjet e pengjeve në Gaza i kanë bërë thirrje qeverisë së Izraelit që të ndalë sulmet dhe të përdorë të gjitha opsionet për rikthim sërish në “pauzën humanitare”.
Udi Goren i cili ka kushëririn e tij peng në Gaza tha se “zgjedhja e opsionit të sulmit për të liruar pengjet do të thotë të hiqet dorë nga të dashurit tanë”.
Familjet theksojnë se rifillimi i sulmeve dhe bombardimeve vendos në rrezik jetën e pengjeve.