RTV AHIRETI
Lajme

KFOR: Prishtina dhe Beogradi t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut e jo dhunës

kfor:-prishtina-dhe-beogradi-t’i-zgjidhin-ceshtjet-permes-dialogut-e-jo-dhunes

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës ka reaguar edhe KFOR-i duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“E vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse dhuna nuk ka vend në rajon”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Më tej në njoftim thuhet se KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij në OKB.

Related posts

Maqedonia e Veriut u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Meksika

Irfan Jahiu

Haxhiu thirrje Prokurorisë Speciale: Trajtoni me seriozitet çështjet e krimeve të luftës

admin

Irani i kthen përgjigje SHBA-ve: Nuk do të miratojmë asnjë marrëveshje pa garanci! Ja kriteri ynë i vetëm

admin