RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Familjet iz’raelite bëjnë thirrje të vazhdojnë punimet për shkëmbimin e pe’ngjeve

familjet-iz’raelite-bejne-thirrje-te-vazhdojne-punimet-per-shkembimin-e-pe’ngjeve

Familjet e pengjeve izraelite u bënë thirrje SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të lehtësuar shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës mes Hamasit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të “Walla News” në Izrael, familjet e të burgosurve izraelitë i dërguan një letër drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns, drejtorit të inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamil dhe kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani.

Në letrën e tyre familjet theksuan se mbështesin përpjekjet e ndërmjetësve për t’i dhënë fund luftës dhe hapat e nevojshëm për të kthyer të afërmit e tyre që janë peng duke thënë se “Në emër të shumicës së qytetarëve izraelitë që mbështesin marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e të rrëmbyerve (pengjeve), dëshirojmë t’ju shprehim falënderimet tona të thella për përpjekjet tuaja ndërmjetësuese që vazhdojnë si dhe vullnetin tuaj për të përfunduar marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Duke vënë në dukje se sondazhet e fundit dhe protestat e mbajtura në mbarë vendin tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve, familjet theksuan se besojnë se përpjekjet e ndërmjetësve mund të japin rezultate.

Më 15-16 gusht në kryeqytetin e Katarit, Doha, mes Izraelit dhe Hamasit u zhvilluan negociata me qëllim shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Është njoftuar se palët do të vazhdojnë negociatat për armëpushim javën e ardhshme në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Related posts

Ushtarët ukrainas të kapur rob në Azovstal nxirren para gjyqit në Rusi

rezart morina

Hamasi nuk tërhiqet nga bisedimet edhe pas sulmit vdekjeprurës në Khan Younis

rezart morina

Rrëzohet bombarduesi rus në Siberi, vdes një nga anëtarët e ekuipazhit

admin