RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi nuk tërhiqet nga bisedimet edhe pas sulmit vdekjeprurës në Khan Younis

hamasi-nuk-terhiqet-nga-bisedimet-edhe-pas-sulmit-vdekjeprures-ne-khan-younis

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha të dielën se grupi islamik nuk është tërhequr nga bisedimet për armëpushim, pas sulmit vdekjeprurës izraelit në Gaza.

Sipas Izraelit, ky sulm shënjestroi liderin e grupit militant, Mohammed Deif. Deri më tash nuk ka konfirmim për fatin e Deifit. Një zyrtar i lartë i Hamasit supozon se Deifi nuk është vrarë dhe se pretendimet izraelite kishin për qëllim justifikimin e sulmit, ka raportuar Reuters.

Sulmi në Khan Younis, në të cilin janë vrarë 90 palestinezë, ngriti dyshim nëse bisedimet për armëpushim do të vazhdojnë.

Izzat El-Reshiq, anëtar i zyrës politike të Hamasit e akuzoi Izraelin se po përpiqet t’i prishë përpjekjet e ndërmjetësve arabë dhe të Shteteve të Bashkuara për ta arritur marrëveshjen e armëpushimit, duke i rritur sulmet në enklavë.

Ditëve të fundit ka pasur shpresë se mund të arrihet marrëveshja për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. /koha

Related posts

Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

admin

Ministri kroat i Mbrojtjes takon homologun shqiptar: Nuk jam i shqetësuar për armatosjen e Serbisë

RTI

Kurti viziton shkollën në Bronx të SHBA-ve ku mësohet shqip: Gjuha jonë të ruhet brez pas brezi

admin