RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Federata Sindikale e Shëndetësisë kundërshton grevën e përgjithshme

federata-sindikale-e-shendetesise-kundershton-greven-e-pergjithshme

Sipas njoftimit, FSSHK-ja vendosi që punëtorët shëndetësorë gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk ka arsye të mjaftueshme që FSSHK-ja të merr veprime sindikale…

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pasi konsideron se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë.

Sipas njoftimit bërë të enjten, pas një mbledhjeje të mbajtur, FSSHK-ja vendosi që punëtorët shëndetësorë gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk ka arsye e mjaftueshme që FSSHK-ja të merr veprime sindikale, siç janë grevat.

BSPK-ja ka nisur sot grevën.

“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të grevës së përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës, respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë, sepse punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro. Gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij. Kryesia vendos që t’i hapë rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësorë dhe që ato t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

Greva e përgjithshme e paralajmëruar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur të enjten dhe sipas njoftimit, do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve, për 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat.

Qeveria ka paralajmëruar se greva nuk është thirrur sipas ligjeve në fuqi dhe se do t’ua ndalë në pagë mëditjet të gjithë grevistëve për kohën sa nuk do të jenë në punë. /koha

Related posts

“Liri, Pavarësi, Demokraci”, Osmani e nis me fjalët e Rugovës adresimin në PE

admin

Sulm me armë zjarri në një ceremoni martesore në Francë, raportohet për viktima dhe të plagosur. Ja çfarë dyshohet

admin

“Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut po intensifikohet”

rezart morina