Dhjetëra mijëra fëmijë në Gaza po kthehen në klasa për fillimin e vitit të ri shkollor, shumë prej tyre për herë të parë pas gati tre vitesh.
Për shkak të shkatërrimit të shumë objekteve arsimore gjatë luftës, vetëm pak klasa janë ende në funksion. Si pasojë, shumë fëmijë po zhvillojnë mësimin në tenda, pa mjete të mjaftueshme shkollore dhe pa mobilie të përshtatshme.
Kthimi në shkollë shënon një përpjekje për të rikthyer arsimin dhe një pjesë të jetës normale për fëmijët e Gazës, pavarësisht kushteve të vështira. /mesazhi

