RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Fëmiu a është gjak i nënës apo i babait?

femiu-a-eshte-gjak-i-nenes-apo-i-babait?

Pyetja:

Fëmiu a është gjak i nënës apo i babait?

***

Përgjigjja:

Fëmiu në fakt është gjak i babait por është nga gjaku i nënës. Mirëpo i atribohet babait, për atë thuhet: “I biri i filanit..”; “I biri i filan kabiles..”; “I biri i filan fisit..”.

Nuk përmendet fisi i nënës por fisi i babait, madje edhe nëse i ka vdekur babai apo fëmiu nuk e ka takuar fare (ngase i ka ndërruar jetë sa ai ka qenë në barkun e nënës).

Vetëm në rastet kur nuk dihet se kush është babai i fëmiut atëherë kthehet tek nëna dhe njihet me mbiemrin e saj.

Kështu që fëmiju i atribohet familjes apo gjakut të prindit, edhe pse ai është prej dy ujërave të nënë dhe të babait. Pra ka gjak të dajëve të tij dhe të fisit të tij, por i atribohet gjakut të fisit të tij, edhe e mban mbiemrin e tyre, emërtimin në emrin e tyre dhe të babait të tij.

Dr. Shefqet Krasniqi

Related posts

A lejohet të shkoj në haxh nëse kam ende borxh për veturë apo shtëpi?

admin

A duhet kryer umren të paktën një herë në jetë?

admin

A ka raste kur divorci nuk është valid?

admin