Çmimi i kurbanëve i vendosur nga BIK-u është 140 euro.
E ky çmim është më i lartë se vitet e kaluara, po thotë njëri nga tregtarët.
Por kushti i vetëm për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, është që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi dhe shpërndarjen e mishit për njerëzit në nevojë, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.