RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Fetva – rreth pushimeve në det

fetva-–-rreth-pushimeve-ne-det

Shkuarja në plazhet publike ku njerëzit lëvizin me avret të zbuluar
sipas sheriatit është e papranueshme

PYETJE:

1. Në përgjigjet e mëparshme, ju keni theksuar se në vendet e turpshme te meshkujt hyn krejt pjesa e trupit nga kërthiza deri në gjunjë, dhe besoj se kjo dispozitë bazohet në hadith.

Kohët e fundit kam lexuar se ka disa muslimanë që pretendojnë se hadithi i lartpërmendur është “i dobët” dhe, se ka hadithe të cilat pohojnë se Muhamedi (savs) ka hipur (mbi kafshë për udhëtim) me pjesën e pambuluar mbi gju.

Pa i vënë në pikëpyetje njohuritë Tuaja, a mund ta citoni hadithin e përmendur, i cili përcakton vendet e turpshme, si dhe ta jepni mendimin tuaj në lidhje me këtë çështje? Gjithashtu më intereson të di, se a përfshihet këtu edhe gjuri dhe kërthiza apo vetëm pjesa në mes tyre?

2. Siç e dini shumica e muslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës shpesh shkojnë në pushime, si në Kroacinë fqinje, në Tunizi, Turqi, Egjipt … Në këto raste, kryesisht ata në plazhe lahen me pantallona të shkurtra për larje dhe me kostume banje, përkatësisht me bikini. A lejohet kjo, dhe nëse jo, a do të thotë kjo se muslimanët nuk duhet të shkojnë “në det” siç është bërë praktikë mjaftë e përhapur? Duke pasur parasysh se është shumë e zakonshme, çfarë thoni Ju për të gjitha këto?

3. Nga cilët njerëz mashkulli duhet ta fshehë avretin e tij më të lehtë, domethënë, atë që nuk përfshin vendet intime, dhe a lejohet atë ta zbulojë para meshkujve të tjerë, f.v. në pantallona të shkurtra?

PËRGJIGJE:

1. Vendi i turpit te mashkulli është midis kërthizës dhe gjurit. Ky është një qëndrim përgjithësisht i pranuar në medh’hebin hanefij në bazë të hadithit të regjistruar nga Darekutni se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Nën kërthizë dhe deri në gju është avret.” Medh’hebi hanefij e ka pranuar këtë hadith dhe në bazë të tij ka ndërtuar rregulloren e lartpërmendur, pavarësisht nga mendimet e disave që thonë se hadithi është i dobët. Kërthiza nuk është avret, ndërsa gjuri po sipas medh’hebit hanefij, bazuar në parimin parandalues. Kjo dispozitë gjendet në të gjitha veprat e fikhut të cilat merren me rregullat e namazit.

2 Shkuarja në plazhe publike, ku njerëzit lëvizin me avret të zbuluar sipas sheriatit është e papranueshme, madje edhe nëse personi vet është i mbuluar siç duhet, e posaçërisht nëse e zbulon edhe avretin e vet. Nuk është e ndaluar që muslimani të shkojë në det, por është e ndaluar ta zbulojë para të tjerëve avretin e vet ose të shikojë në avretin e huaj.

3. Zbulimi i avretit më të lehtë është mëkat më i vogël sesa zbulimi i avretit të rëndë. Zbulimi i avretit nuk është i lejuar as para meshkujve, as para femrave, përveç para bashkëshortes së tij.

//Fetva-i emin në BIH, Prof. dr. Enes Levakoviq//

Përkthim: Miftar Ajdini

Related posts

A lejohet përdorimi i kuponëve të zbritjes?

admin

Çfarë duhet bërë kur dikush të lë amanet paratë e tij?

admin

A duhet kryer umren të paktën një herë në jetë?

admin