RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan dhe Blinken diskutuan arritjen e armëpushimit të plotë në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur

fidan-dhe-blinken-diskutuan-arritjen-e-armepushimit-te-plote-ne-gaza-sa-me-shpejt-te-jete-e-mundur

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutuan të mërkurën në Brazil për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.

“Fidan dhe Blinken shkëmbyen mendime mbi hapat që mund të ndërmerren për të siguruar një armëpushim të plotë në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë burimet diplomatike turke.

Në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të G20-ës në Rio de Zhaneiro, u diskutua lufta në Ukrainë, procesi i zgjerimit të NATO-s, negociatat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe çështje të tjera rajonale.

Sipas burimeve, Fidan dhe Blinken kanë diskutuar edhe planin për një vizitë të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme.

Related posts

Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

rezart morina

Shtatë persona janë transferuar në Emergjencë pas aksidentit të autobusit me nxënës

admin

Liberalizimi i vizave – paralajmërohet fluks i ikjes së mjekëve

rezart morina