RTV AHIRETI
Lajme

Fidan: Gje’nocidi në Sr’ebren’icë, njolla e zezë e historisë së njerëzimit

fidan:-gje’nocidi-ne-sr’ebren’ice,-njolla-e-zeze-e-historise-se-njerezimit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar se “Gjenocidi në Srebrenicë ruan vendin e tij në memorie si njolla e zezë e historisë së njerëzimit”, transmeton Anadolu.

Ministri Fidan bëri një postim nga llogaria e tij X lidhur me gjenocidin e kryer 29 vite më parë nga serbët në Srebrenicë.

Duke rikujtuar se 29 vite më parë një popull u masakrua para syve të botës, Fidan në postimin e tij është shprehur: “29 vjet më parë, para syve të botës, në mes të Evropës u masakrua një popull”.

“Gjenocidi i Srebrenicës ruan vendin e tij në memorie si njolla e zezë e historisë së njerëzimit. Me vetëdijen ‘Çfarëdo që të bësh, mos e harroni gjenocidin’ ne do ta përkujtojmë 11 korrikun çdo vit në vendin tonë si ‘Dita Ndërkombëtare e Mendimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës’. Përkujtoj me mëshirë vëllezërit/motrat tona që kanë rënë dëshmorë, shpreh ngushëllime dhe uroj durim për familjarët e tyre”, shkroi Fidan.

The post Fidan: Gje’nocidi në Sr’ebren’icë, njolla e zezë e historisë së njerëzimit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Eci 3 vjet në këmbë nga Afrika e Jugut deri në Mekë për të kryer haxhin

admin

ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

admin

Tërmet 7.6 ballë në Papua Guinenë e Re

admin