RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ShBA-ja lavdëron Kosovën: Ka përmbushur zotimet e Samitit për Demokraci

shba-ja-lavderon-kosoven:-ka-permbushur-zotimet-e-samitit-per-demokraci

Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.

Kalathil vlerësoi lartë edhe angazhimin e presidentes, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se Kosova përgjatë vitit të kaluar, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.

Presidenca e Kosovës është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkë-udhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Edicioni i dytë i Samitit për Demokraci mbahet më 29 dhe 30 mars 2022 dhe pjesëmarrëse janë mbi 100 shtete.

Related posts

Witkoff dhe Kushner vizitë urgjente në Kiev pas Pashkës! Do tentojnë të rikthejnë bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi

admin

Samiti në Uashington, REL: Ukraina kërkon nga NATO-ja vendim të “fuqishëm”

admin

Presidenti kroat: BE-ja është ndjesi e mirëseardhur derisa zgjat, jeta mund të jetë e suksesshme edhe pa BE-në

Kushtrim Guraj