RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Korridoret energjetike dhe të transportit në rajon, të pamundura pa përfshirjen e Turqisë

fidan:-korridoret-energjetike-dhe-te-transportit-ne-rajon,-te-pamundura-pa-perfshirjen-e-turqise

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, theksoi se nuk është e mundur që korridoret e energjisë dhe transportit në rajonin ku gjenden të jenë efektivë dhe të qëndrueshëm pa përfshirjen e Turqisë, raporton Anadolu

Fidan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 10-të të Këshillit Botëror të Biznesit Turk.

“Nuk është e mundur që korridoret e energjisë dhe transportit në rajonin tonë të jenë efektivë dhe të qëndrueshëm pa përfshirjen e Turqisë”, tha ai, duke shtuar:

“Shpresojmë që brenda disa muajve të kalojmë në fazën e zbatimit në Projektin e Rrugës së Zhvillimit, i cili ka rëndësi të madhe për prosperitetin dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.

Related posts

Presidenti rus shpreh ngushëllime për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse

Irfan Jahiu

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Muhamet Ramadani

Kosovë/ ‘’Nëna ishte në dijeni dhe nuk tregoi’’, Policia: Babi përdhunoi 3 vajzat e tij të mitura, u denoncua nga…

admin