Iniciativat e Detit të Zi, anëtarësimi i Suedisë në NATO dhe situata në Nagorno-Karabakh ishin çështjet kryesore në axhendën e diskutimit mes Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken dhe homologut të tij turk Hakan Fidan, raporton Anadolu Agency.
Dy kryediplomatët u takuan në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimi ka zgjatur 45 minuta, pa praninë e gazetarëve.
U raportua se gjatë takimit u shkëmbyen mendime për hapat konkretë dhe konstruktivë që mund të ndërmerren në të ardhmen për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në një nivel më të lartë.