RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan: Turqia pret ditën kur do të gjykohen autorët e masakrës në Gaza

fidan:-turqia-pret-diten-kur-do-te-gjykohen-autoret-e-masakres-ne-gaza

Turqia mezi pret ditën kur “autorët e masakrës” në Gaza do të sillen para drejtësisë, tha të hënën ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

“Presim me padurim ditën kur autorët e masakrës do të përgjigjen në gjykatë”, shkruan Fidan në platformën X.

Ai shtoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë palestinezët dhe të insistojë që ata që qëndrojnë pas “masakrës në Gaza të ndiqen penalisht”.

“Zyrtarët izraelitë, të cilët ende nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe të gjitha vlerat humanitare, janë dënuar prej kohësh nga opininni botëror”, shtoi Fidan.

Në kundërshtim me vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, janë vrarë të paktën 34.454 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 77.575 të tjerë i ka plagosur.

Lufta e Izraelit ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës në zhvendosje të brendshme me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas Kombeve të Bashkuara.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të siguruar që ndihma humanitare të ofrohet për civilët në Gaza.

Related posts

Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

admin

Sulme ajrore ruse në Kharkiv/ Raportohet për 5 persona të vdekur dhe 16 të plagosur

admin

Biden duke vizituar Kievin, njoftoi ndihmë ushtarake shtesë

rezart morina