RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fillon procesi i shkëmbimit të të burgosurve në Jemen

fillon-procesi-i-shkembimit-te-te-burgosurve-ne-jemen

Sot në Jemen ka filluar zbatimi i marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

“Sot, procesi i lirimit të një grupi të të burgosurve ka filluar në përputhje me marrëveshjen që u arrit në Zvicër në mars”, tha për Anadolu zëdhënësi i ICRC-së, Adnan Hizam.

“Këto janë momente të mrekullueshme që këta ish-të burgosur të kthehen në familjet e tyre… Është një hap thelbësor në ndërtimin e marrëdhënieve midis palëve në konflikt në Jemen”, tha ai.

“Shpresojmë që një hap i tillë do të çojë në lirime të tjera të të burgosurve”, shtoi Hizam.

Sipas programit të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve, rreth 320 të burgosur, duke përfshirë 250 rebelë Houthi dhe afërsisht 70 nga pala qeveritare, do të lirohen sot.

Më 20 mars, në përfundim të konsultimeve të mbajtura në Zvicër, qeveria e Jemenit njoftoi një marrëveshje me grupin Houthi për lirimin e 887 të burgosurve dhe të rrëmbyerve nga të dyja palët.

Vitin e kaluar, qeveria e Jemenit dhe rebelët Houthi nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për lirimin e 2 mijë të burgosurve, por lirimi i tyre u ndërpre pas akuzave të ndërsjella për shkelje të marrëveshjes.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.

Related posts

Stano: BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, kur të ketë kushte

rezart morina

Dy mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Hungari

admin

FSK-ja dhe KFOR-i deminojnë një granatë dore në Mramor, raportuesi dyshon se ka ende mjete të dyshimta

admin