RTV AHIRETI
Lajme

Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë

fillon-protesta-e-shqiptareve-ne-presheve

Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.

Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova. Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.

Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

Pas protestës së mbajtur muajin e shkuar, në Bujanoc u ekspozuan thirrje kërcënuese për shqiptarët.
Sipas Lutfiut, organizimi i shqiptarëve kundër padrejtësive është duke i shpërfaqur nacionalistët.

Thirrje për pjesëmarrje në protestë ka bërë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

The post Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Një i vdekur dhe 918 raste të reja me coronavirus

admin

Sot vazhdon konferenca përgatitore për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve

rezart morina

Al-Az’har: Ata që etiketojnë Islamin me terrorizmin heshtin kundër Izraelit, i cili kryen terror në Gaza

rezart morina