RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iraku dënon sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër

iraku-denon-sulmin-ndaj-ambasades-se-tij-ne-zvicer

Iraku ka dënuar sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme thuhet se ndërtesa e ambasadës në kryeqytetin Bernë u shënjestrua nga “një sulm i paprecedentë” nga individë të panjohur “të cilët hynë me forcë në ndërtesë, duke shkaktuar frikë dhe panik” mes stafit dhe qytetarëve.

Në deklaratë, megjithatë, nuk specifikohet data e sulmit.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar.

“Ne ritheksojmë dënimin tonë për këtë akt dhe të gjitha format e dhunës dhe vandalizmit që synojnë misionet diplomatike, veçanërisht ato që cenojnë sigurinë dhe shenjtërinë e tyre”, shtoi ai.

Ministria u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të marrin të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e sulmit.

Nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet zvicerane për incidentin.

Related posts

Ministrja e Jashtme sllovene: Njohja e Palestinës është ‘detyrë morale’

Muhamet Ramadani

Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë, Bashkimin Evropian nis bisedimet me palët më 25 qershor

admin

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti i shpëton burgut! Dënohet 2 vite me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

admin