RTV AHIRETI
Lajme

Fillon restaurimi i Xhamisë “Koxha Kadi Ahmed Efendi” në Manastir

fillon-restaurimi-i-xhamise-“koxha-kadi-ahmed-efendi”-ne-manastir

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka filluar realizimi i projektit për restaurimin e Xhamisë “Koxha Kadi Ahmed Efendi” në Manastir, e cila daton nga fillimi i shekullit XVI, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi BFI, xhamia është ndërtuar në vitin 1529 nga Kadiu lokal Ahmed Efendi, ndërsa ka pasur edhe Medrese në afërsi të tregut të druve.

Në njoftim thuhet se me këtë fillon edhe realizimi i protokollit të nënshkruar në mes të kreut të BFI-së Shaqir Fetai dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Türkiye-s me seli në Ankara.

“Xhamia Koxha Kadi Efendi është xhamia e tretë që restaurohet me donacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Türkiyes dhe është xhamia e tetë që do jetë në përdorim për besimtarët e Manastirit dhe rrethinës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Fetai falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për fillimin e këtij projekti dhe u dëshiroi punë të mbarë.

Related posts

“Jemi gati si me Venezuelën” – Trump paralajmëron Iranin: Armata masive është nisur! Koha po mbaron, marrëveshje ose do të përballeni me një sulm më të fuqishëm

admin

Kreu i grupit Wagner: Situata në Bakhmut është shumë e rëndë

admin

Rebelët Huthi sulmojnë dy anije në Detin e Kuq

admin