RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fillon seanca ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

fillon-seanca-ndaj-ish-kryeshefit-te-kek-ut,-nagip-krasniqi

Ka nisur seanca gjyqësore e radhës ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo është seanca e radhës pas asaj të 15 janarit, ku prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte deklaruar se për shkak të mungesës së funksionimit të kalldajës A5, KEK-u ishte i detyruar të blinte energji me çmime shumë më të larta, duke shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës.

Krasniqi kishte reaguar ndaj pikave të aktakuzës duke thënë se ky rast është i montuar nga Prokuroria.

“Kjo vërtetohet nga vet fakti i arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim prej pesë muajsh, që në fakt ka qenë një dënim pa u zhvilluar gjykimi”, kishte thënë ai.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohen se gjatë periudhës 2021–2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë shkaktuar dëme në buxhetin e Kosovës, duke kryer veprat penale “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Related posts

Konjufca: Serbia ndjek strategjinë e Rusisë, sulmi në Banjskë ishte një skenar identik me pushtimin e Krimesë

admin

Historiani francez: Evropa e dobësoi Ukrainën duke braktisur Gazën

RTI

“CBS News”: Ukraina pranon marrëveshjen e paqes me Rusinë

RTI