RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fillon takimi i presidentit Erdoğan me homologun rus Putin në Soçi – VIDEO

fillon-takimi-i-presidentit-erdogan-me-homologun-rus-putin-ne-soci-–-video

Ka filluar në qytetin Soçi të Rusisë takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe atij rus, Vlladimir Putin.

Në deklaratën për mediat para takimit, Erdoğan tha se mesazhi që do t’i jepet botës pas takimit do të jetë një hap shumë i rëndësishëm veçanërisht drejt vendeve më pak të zhvilluara të Afrikës, duke iu referuar marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, në të cilën Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen.

Duke folur rreth marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Rusisë, ai tha: “Aktualisht vëllimi i tregtisë së jashtme midis Turqisë dhe Rusisë është 62 miliardë dollarë. Jemi shumë të lumtur që po ecim drejt objektivit prej 100 miliardësh”.

Putin, nga ana e tij tha: “Do të diskutojmë krizën e Ukrainës. Nëse do ta aktualizoni marrëveshjen e drithërave, ne jemi të hapur për bisedime në këtë drejtim”.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, presidenti rus tha se “Së shpejti do të hedhim hapa të rëndësishëm me Turqinë si në çështjen e gazit, ashtu edhe në fusha të tjera”.

Related posts

Somali, 1 milion njerëz në rrezik nga uria për shkak të thatësirës

admin

Të paktën 78 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga rrëmuja në Jemen

admin

Azerbajxhani instalon spital fushor për të prekurit nga tërmetet në Turqi

admin