RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda blen sistemin e mbrojtjes izraelite pas hyrjes në NATO

finlanda-blen-sistemin-e-mbrojtjes-izraelite-pas-hyrjes-ne-nato

Një ditë pas pranimit të saj zyrtar në NATO, Finlanda njoftoi sot se kishte miratuar prokurimin e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore nga Izraeli.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore i njohur si David’s Sling ka një vlerë bruto prej 316 milionë euro (345.7 milionë dollarë)”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Sistemi, i prodhuar nga kompania izraelite e mbrojtjes “Rafael”, pritet të zgjerojë ndjeshëm gamën e mbrojtjes ajrore të Finlandës me bazë tokësore.

“David’s Sling”, i njohur gjithashtu si “Shkopi Magjik”, është një sistem i zhvilluar nga Izraeli në bashkëpunim me SHBA-në.

“Shitja e tij në Finlandë është ende subjekt i miratimit nga qeveria amerikane”, tha ministria në Helsinki.

Finlanda u bë dje zyrtarisht anëtarja e 31-të e NATO-s.

Vendi nordik anëtar i BE-së aplikoi për anëtarësim në aleancë në maj 2022, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Related posts

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s synojnë t’i dorëzojnë Ukrainës 1 milion dronë

Muhamet Ramadani

Sveçla: Policia në Zveçan parandalon sulm terrorist

Muhamet Ramadani

I shpallur në kërkim për dhunën ndaj tiktokerit të njohur, Stresi-Albulena Haxhiut: Më mirë ekstrado trupin e Fatonit se me u marrë me ne

admin