RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda shqyrton mundësinë e eksporteve të armëve në Turqi mes të bisedimeve për hyrjen në NATO

finlanda-shqyrton-mundesine-e-eksporteve-te-armeve-ne-turqi-mes-te-bisedimeve-per-hyrjen-ne-nato

Finlanda po shqyrton mundësinë e eksporteve të armëve në Turqi, i tha ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Kaikkonen homologut të tij turk, Hulusi Akar gjatë nje takimi të enjten ne Ankara, mes të bisedimeve për hyrjen e vendit nordik në NATO.

“Finlanda mund të shqyrtojë kërkesën për eksportin e disa armëve, në Turqi, në të ardhmen e afërt. Megjithatë, armët nuk do të dorëzohen pa kontrolle të kujdesshme”, tha Kaikkonen.

Turqia është një nga dy anëtarët e NATO-s që ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, duke përmendur mbështetjen e tyre të supozuar për grupet që Ankaraja i klasifikon si terroriste.

Ankaraja kërkon që Stokholmi dhe Helsinki të pengojnë aktivitetet e dyshuara terroriste në territorin e tyre dhe të heqin të ashtuquajturën embargo të armëve, ndër të tjera. /atsh

Related posts

SHBA, së paku 48 të vdekur nga stuhia e acartë

admin

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe për dialogun Kosovë – Serbi

admin

Posterat kundër refugjatëve mbuluan rrugët e Stambollit përpara zgjedhjeve

admin