RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlandë: Nis punën reaktori më i madh bërthamor në Evropë

finlande:-nis-punen-reaktori-me-i-madh-berthamor-ne-evrope

Reaktori bërthamor i gjeneratës së re, Olkiluoto 3 – më i madhi në Evropë – është funksionalizuar tërësisht të dielën në Finlandë, disa orë pasi Gjermania i ka dhënë fund epokës së reaktorëve bërthamorë.

Olkiluoto 3, që tani prodhon rreth 14 për qind të elektricitetit të shtetit, pritet të punojë për “të paktën 60 vjetët e ardhshëm”, sipas operatorit të reaktorit, TVO.

Autoritetet kanë bërë presion që reaktori të vihej në funksion prej dhjetorit, mirëpo funksionalizimi është shtyrë disa herë në fazat testuese.

Reaktori është ndërtuar nga koncorsiumi Areva-Siemens, në drejtim të francezëve, ndërsa punimet për të kanë nisur më 2005.

“Faza e testimit është kompletuar dhe prodhimi i rregullt i elektricitetit ka nisur sot”, ka thënë TVO.

Operatori TVO e ka konsideruar reaktorin Olkiluoto 3 si “aktin më të madh klimatik të Finlandës”, i cili do të shpejtojë rrugën drejt krijimit të një shoqërie neutrale në karbon.

Related posts

Orban për presidenten e KE: Von der Leyen është punonjësja, jo kundërshtarja jonë

admin

Bizneset në krizë – Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

admin

Tragjedi e heshtur/ Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër

admin