RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlandë, votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

finlande,-votohet-per-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve-presidenciale

Në Finlandë filloi procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

Në zgjedhjet në të cilat do të votojnë mbi 4 milionë votues të regjistruar, garojnë ish-kryeministri Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto.

Në vend vazhdon procesi i votimit për raundin e dytë ndërsa pritet që rezultati i zgjedhjeve të përcaktojë politikat e Finlandës në lidhje me NATO-n dhe luftën Rusi-Ukrainë.

Edhe pse ish-kryeministri Stubb ishte në epërsi në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 28 janar në Finlandë, zgjedhjet u lanë për në raundin e dytë për shkak se asnjë kandidat nuk mori më shumë se 50 për qind të votave.

Sipas rezultateve jo zyrtare, ish-kryeministri Stubb doli i pari duke marrë 27.2 për qind të votave ndërsa ish-ministri i Jashtëm Haavisto i dyti me 25.8 për qind të votave.

Related posts

Autoritet greke ngrenë alarmin për rrezik të lartë nga zjarret

admin

Fiset siriane çlirojnë në masë të madhe pjesë të Deir ez-Zorit të pushtuar nga terroristët e YPG/SDF-së

Muhamet Ramadani

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II paralajmëron Izraelin: Xhamia Al-Aksa është vija e kuqe – VIDEO

admin