U zhvilluan përleshje në shumë pika në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore midis fiseve arabe që janë nën shtypjen e PKK/YPG-së dhe organizatës terroriste të mbështetur nga ShBA-ja, raporton Anadolu.
Fiset arabe nën shtypje në rajonet e pushtuara nga terroristët e PKK/YPG-së në Deir ez-Zor dhe organizata terroriste janë përleshur vende-vende që nga gushti 2023.
Sipas informacionit të Anadolus të marrë nga burime lokale, gjatë gjithë natës ka pasur përleshje të dhunshme në 12 pika në fshatrat lindore dhe juglindore.
Fiset arabe sulmuan të ashtuquajturat postblloqe rrugore dhe selitë e PKK/YPG-së në fshatrat Kisra, Buseyra, Buheyra, Suveydan, Hisan, Meamel, Izbe, Huseyin, Jedid Akidat, Shinan dhe Sabha.
Në përleshjet në fshatrat Suveydan dhe Izbe, fiset arabe shënjestruan automjetet dhe autokolonat që i përkisnin organizatës.
Nga ana tjetër, në sulmet e organizuara nga organizata terroriste PKK/YPG në fshatin Muheymide, ka mbetur i vrarë një civil dhe në sulmin me mortaja të organizatës në fshatin Direnç janë shënjestruar shtëpitë e civilëve.
Fiset arabe pastruan gjithsej 33 fshatra të provincave Deir ez-Zor, Raqqa dhe Hasakah dhe rethin Manbij të Halepit nga terrorizmi në operacionet që ata kryen midis 27 gushtit dhe 13 shtatorit.
Megjithatë, arabët u tërhoqën nga këto fshatra dhe u ulën në tryezën e bisedimeve me ShBA-në për të parandaluar viktimat civile si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste.
Pushtimi i PKK/YPG në Deir ez-Zor
E gjithë popullsia e Deir ez-Zorit, të cilën organizata e pushtoi nën emrin e “luftës kundër DAESH-it” me mbështetjen e ushtrisë amerikane, përbëhet nga arabët.
Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë arabë në rajonet e pushtuara.
Organizata, e cila gjeneron të ardhura duke sekuestruar puset në rajon dhe duke ia shitur ato administratës së Damaskut përmes kontrabandistëve, pavarësisht sanksioneve të ShBA-së, i përdor të ardhurat për aktivitetet e veta, ndërkaq, banorët e rajonit janë të privuar nga shërbimet dhe ndihmat lokale.