RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Musk dhe Netanyahu vizituan qytezën Kfar Aza që u sulmua më 7 tetor

musk-dhe-netanyahu-vizituan-qytezen-kfar-aza-qe-u-sulmua-me-7-tetor

Miliarderi amerikan Elon Musk vizitoi së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu qytezën Kfar Aza, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit izraelit deklaroi se Netanyahu dhe Musk kanë vizituar qytezën Kfar Aza, e cila ndodhet në kufi me Rripin e Gazës.

Në kuadër të vizitës, zyrtarët izraelitë e informuan Muskun për atë që ndodhi në qytezë, që ishte skenë e operacionit ndërkufitar të 7 tetorit nga pjesëtarët e Brigadave al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Miliarderi amerikan Musk udhëtoi në Izrael për t’u takuar me presidentin Isaac Herzog dhe Netanyahun.

Ministri izraelit i Komunikimit Shlomo Karhi njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë rënë dakord në parim që Starlink, sistemi i internetit satelitor në pronësi të Elon Muskut, të mos ofrojë internet satelitor në Rripin e Gazës të bllokuar pa miratimin e Tel Avivit.

Related posts

Situatë e rëndë në Gaza, OKB: Një në dhjetë fëmijë vdesin nga uria

admin

Hovenier: Presim që Kosova t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj

admin

Të paktën 11 emigrantë humbën jetën gjatë një operacioni shpëtimi pranë Maltës

Hevzi