RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fiset arabe pastruan 24 fshatra nga grupi terrorist PKK/YPG në Deir ez-Zor të Sirisë

fiset-arabe-pastruan-24-fshatra-nga-grupi-terrorist-pkk/ypg-ne-deir-ez-zor-te-sirise

Fiset arabe kanë pastruar gjithsej 24 fshatra nga grupi terrorist PKK/YPG në qytetin Deir ez-Zor të Sirisë lindore, transmeton Anadolu.

Konflikti mes fiseve arabe dhe terroristëve të PKK/YPG-së po thellohet në zonën e pushtuar nga PKK-ja në qytetin Deir ez-Zor.

Sipas burimeve lokale, përleshjet shpërthyen më 27 gusht kur terroristët e PKK-së ndaluan të ashtuquajturin udhëheqës të grupit të Këshillit Ushtarak të qytetit Deir ez-Zor, Ahmed al-Habil, pas tensioneve të gjata midis dy grupeve.

Fiset Baggara, Bushaban, Tayy, Bukeyir dhe Jubur u mblodhën nën ombrellën e fisit Akidat, një prej fiseve më të mëdha në rajon që udhëhoqi përleshjet kundër organizatës terroriste.

Fiset arabe vendosën në shënjestër të ashtuquajturat seli të PKK/YPG-së në ato fshatra dhe i dëbuan anëtarët e organizatës terroriste nga rajoni.

Përleshjet në këto fshatra rezultuan me viktima në radhët e organizatës terroriste, si dhe shumë terroristë u kapën.

Related posts

Kurti: Serbia makth për fqinjët, po vazhdon me ëndrra të vjetra

admin

7 milionë ukrainas u larguan që nga nisja e luftës

admin

Nga janari 2024, ilaçet në Kosovë me një çmim

admin